“Mos u betoni në idhuj e as në baballarët tuaj!”

“Mos u betoni në idhuj e as në baballarët tuaj!”

Abdurrahman ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos u betoni në idhuj e as në baballarët tuaj!”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi të betohemi në idhuj. Idhujt janë ata që idhujtarët i adhuronin në vend të Allahut dhe ata ishin shkak që i tejkaluan kufijtë dhe bënë kufër (mosbesim). Profeti ﷺ ndaloi të betohemi në prindërit. Ky ishte zakon i arabëve në periudhën e xhahilietit (kohës paraislame), meqë ata betoheshin në baballarët e tyre duke u krenuar dhe duke i madhëruar ata.

فوائد الحديث

Betimi bëhet vetëm në Allahun, emrat dhe cilësitë e Tij.

Është haram të betohemi në tagutë (idhuj), baballarë, prijës, statuja dhe kotësi të tjera të ngjashme.

Betimi në diçka tjetër përveç Allahut është shirk i vogël, por mund të jetë shirk i madh, nëse ai me zemër e madhëron atë për të cilin është betuar dhe e madhëron atë ashtu siç e madhëron Allahun, ose beson se atij i takon ndonjë formë adhurimi.

التصنيفات

Teuhidi uluhije