إعدادات العرض
O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!
O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!
Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Kinyarwanda नेपाली Română Српски Soomaali Moore Deutsch Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Kur Profeti ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, e pastaj e madhëronte Zotin e tij duke thënë: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje e pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Allahu është i përkryer në cilësitë e Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ti nga Ai e kërkon shpëtimin nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, e jo nga dikush tjetër. Të mirat e Allahut të Lartësuar janë të shumëfishuara në të dyja botët, Ai është Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit."فوائد الحديث
Është e preferuar të thuhet në vazhdimësi pas çdo namazi (farz) shprehja "estagfirullah".
Është i preferuar istigfari për t'i plotësuar mangësitë gjatë adhurimit.
التصنيفات
Dhikri i namazit