إعدادات العرض
“Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj
“Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Português Kurdî മലയാളം Kiswahili සිංහල Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Română Kinyarwanda తెలుగు Lietuvių Oromoo Nederlands Soomaali Српски Deutsch Українська ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar ndalon të betohemi në baballarët, kështu që, kushdo që dëshiron të betohet, le të betohet vetëm në Allahun dhe të mos betohet në askënd tjetër. Pastaj Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se nuk ishte betuar qëkurse e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar një gjë të tillë, as qëllimisht e as duke e përmendur betimin e dikujt tjetër që është betuar në dikë tjetër përveç Allahut.فوائد الحديث
Ndalimi i betimit në dikë tjetër përveç Allahut. U veçua betimi në baballarët, sepse ky ishte një zakon i injorancës (paraislame).
Betimi nënkupton që njeriu të betohet në Allahun, emrat ose cilësitë e Tij, për një çështje të caktuar, për ta vërtetuar atë.
Vlera e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë shumë shpejt e jetësoi këtë gjë, kishte të kuptuar të mirë dhe ishte i devotshëm.
التصنيفات
Teuhidi uluhije