إعدادات العرض
Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”
Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල অসমীয়া ગુજરાતી Tiếng Việt Nederlands नेपाली پښتو Svenska മലയാളം Кыргызча Română తెలుగు ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Українська Wolof Lietuvių አማርኛ Azərbaycan Malagasy Oromoo ไทย বাংলা मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Deutsch ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ena të lahet shtatë herë nëse qeni e fut gjuhën në të, e para prej tyre të shoqërohet me dhe, kështu që uji të vijë pas tij, e kështu pastërtia të jetë e plotë nga papastëria dhe dëmi.فوائد الحديث
Pështyma e qenit është papastëri e rëndë.
Nëse qeni lëpin në enë, e bën atë të papastër, e edhe ujin që gjendet në të.
Procesi i pastrimit përmes dheut dhe përsëritja e tij shtatë herë është specifike për pastrimin e enës në të cilën qeni e ka futur gjuhën, e jo për urinën, nevojën e gjëra të tjera që i përlyen qeni.
Mënyra e pastrimit të enës përmes dheut: hidhet ujë në enë e i shtohet dhe më pas lahet ena me këtë përzierje.
Kuptimi i jashtëm i hadithit është i përgjithshëm, ku i përfshin të gjithë qentë, madje edhe qentë që feja i ka lejuar të mbahen, siç janë qentë e gjuetisë, rojës dhe blegtorisë.
Sapuni dhe detergjenti nuk e zëvendësojnë dheun në këtë rast, sepse Profeti ﷺ tekstualisht e ka përmendur dheun.
