Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë

Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ishte më i turpshëm se një vajzë e virgjër që nuk është martuar ende dhe nuk ka jetuar me burra, e cila është mbyllur në shtëpinë e saj. Për shkak të turpit të tij të madh, nëse urrente diçka, fytyra i ndryshonte dhe nuk fliste, por sahabët e kuptonin urrejtjen për atë gjë në fytyrën e tij.

فوائد الحديث

Sqarimi i turpit që e kishte Profeti ﷺ, i cili është virtyt madhor.

Turpi i Profetit ﷺ ishte përderisa nuk shkeleshin dispozitat e fesë së Allahut, e, kur shkeleshin, Profeti ﷺ zemërohej dhe i urdhëronte e i ndalonte shokët e tij.

Inkurajimi për të qenë i turpshëm, sepse e nxit shpirtin ta bëjë të bukurën dhe ta braktisë të shëmtuarën.

التصنيفات

Turpi i Profetit Muhamed ﷺ