إعدادات العرض
“Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.”
“Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.”
Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.” Ebu Kilabe ka thënë: "(Pejgamberi)Filloi me familjen." Pastaj Ebu Kilabe tha: "Cili njeri ka shpërblim më të madh sesa ai i cili shpenzon për fëmijët e tij të vegjël, ua ruan nderin, ose Allahu u sjell dobi atyre nëpërmjet tij dhe ua plotëson nevojat."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Kiswahili Português සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча Hausa ગુજરાતી नेपाली മലയാളം Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Lietuvių Македонски Azərbaycan Wolof Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur disa variante të shpenzimeve dhe i ka renditur ato, kur janë të shumta, sipas variantit më të detyrueshëm, duke përmendur në fillim variantin më të rëndësishëm. Ai tregoi se pasuria më e shpërblyeshme është ajo që një musliman e shpenzon për dikë që është i detyruar të shpenzojë për të, si: gruaja dhe fëmijët e tij. Me pas pasuria që shpenzon për mjetin e udhëtimit, që e ka përgatitur për luftë në rrugë të Allahut. Më pas pasuria që shpenzon për shokët dhe shoqërinë e tij, kur ata kanë dalë për të luftuar në rrugë të Allahut.فوائد الحديث
Variantet e shpenzimit sa i përket vlerës, renditen sipas radhës që janë përmendur në këtë hadith dhe kjo renditje merret në konsideratë gjatë përplasjes se kujt t'i japim përparësi.
Shpenzimi për fëmijët ka përparësi në vlerë kundrejt shpenzimit për të tjerët.
Shpenzimi për luftë në rrugë të Allahut është prej shpenzimeve më të mëdha, si: përgatitja e mjeteve dhe luftëtarëve për luftë.
Është thënë se togfjalëshi "në rrugë të Allahut", përfshin çdo adhurim, si haxhi etj.
