“Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre

“Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që i udhëzon dhe i nxit njerëzit drejt një rruge në të cilën ka hak (të vërtetë) dhe mirësi, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, do të ketë shpërblim të ngjashëm me atë të atyre që e pasojnë, pa iu zvogëluar shpërblimi i këtyre të fundit. Po ashtu, ai që i udhëzon e i përudh njerëzit drejt një rruge të kotë dhe të keqe që përmban mëkat dhe të bërët keq ose diçka që nuk lejohet, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, atëherë ai do ta bartë barrën e barabartë të mëkatit të atyre që e ndjekin, pa u zvogëluar asgjë nga mëkatet e tyre.

فوائد الحديث

Vlera e thirrjes për në udhëzim, qoftë pak, qoftë shumë, dhe se thirrësi e ka shpërblimin të ngjashëm me atë që vepron (sipas udhëzimit të tij), e kjo është nga mirësia e madhe e Allahut dhe bujaria e Tij e përsosur.

Rreziku i thirrjes drejt devijimit, qoftë i vogël, qoftë i madh, dhe se thirrësi e ka barrën e mëkatit të njëjtë sikurse vepruesi.

Shpërblimi është sipas llojit të veprës: ai që thërret drejt së mirës, do ta ketë shpërblimin të barabartë me shpërblimin e vepruesit, sikundërqë ai që thërret drejt së keqes, do të ketë barrë të barabartë mëkati me atë që e vepron.

Muslimani duhet të ruhet që të mos merret shembull nga të tjerët, duke bërë mëkat haptazi, teksa e shohin njerëzit, sepse ai bën mëkat, meqë të tjerët e imituan, edhe nëse ai nuk i inkurajoi për të bërë këtë.

التصنيفات

Bidatet