“Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

“Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se çdo ditë që lind dielli, zbresin dy melekë duke u lutur. Njëri prej tyre lutet duke thënë: ''O Allah, kompensoja atij që shpenzon në bindje ndaj Teje, për familjen, mysafirët dhe për veprat vullnetare, si dhe shpërbleje me më të mirën atë që ka shpenzuar dhe bekoje atë." Dhe tjetri lutet: "O Allah, jepi koprracit shkatërrim dhe shkatërroja pasurinë që ua ka ndaluar atyre që e meritojnë."

فوائد الحديث

Është e lejueshme të lutesh për personin bujar që t'i jepet kompensim dhe të shpërblehet me më të mirën për atë që ka shpenzuar. Po ashtu, është e lejueshme të lutesh kundër koprracit, që t'i shkatërrohet pasuria e tij që ka mbajtur, për shkak të koprracisë dhe se nuk e ka shpenzuar në mënyrat që Allahu i ka përcaktuar.

Melekët luten te Allahu që t'u dhurojë besimtarëve të devotshëm, që shpenzojnë në rrugën e Tij, mirësi dhe bekim dhe lutjet e tyre pranohen.

Inkurajimi për të shpenzuar, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, siç është sigurimi i nevojave për familjen, ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe në fusha të tjera të bamirësisë.

Sqarimi i vlerës së atij që shpenzon për kauza bamirësie dhe se Allahu do t'ia kompensojë atë, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju. Ai është Dhuruesi më i mirë.” (Sebe, 39)

Kjo lutje është kundër atij që ndalon shpenzimet e detyrueshme, kështu që ato të rekomanduara nuk përfshihen, sepse ai që i ndalon ato nuk e meriton një lutje të tillë.

Koprracia është e ndaluar.

التصنيفات

Lëmosha vullnetare