إعدادات العرض
Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin
Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
ar bn bs en es fa id ru tl tr ur zh hi fr ug ku ha pt ml te sw my de ja ps vi as sv cs gu yo nl si ta prs bg ff hu kn ky lt or ro rw tg uz ak ne mos az wo om so uk km bm rn ka mk sr el am mgالشرح
Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith disa detyra të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman. Detyra e parë: kthimi i selamit ndaj atij që të ka dhënë selam. Detyra e dytë: vizita e të sëmurit. Detyra e tretë: përcjellja e xhenazes prej shtëpisë së të vdekurit deri në xhami, më pas deri në varreza derisa të varroset. Detyra e katërt: përgjigjja ndaj ftesës, kur ta thërrasin për në gosti të martesës dhe të tjera. Detyra e pestë: lutja për atë që teshtin e thotë: "Elhamdulilah", duke i thënë: "Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)", e më pas ai që teshtiu i thotë: "Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”فوائد الحديث
Madhështia e Islamit në pohimin e detyrave ndërmjet muslimanëve dhe në forcimin e vëllazërisë dhe dashurisë mes tyre.