إعدادات العرض
I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!
I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Kiswahili Português தமிழ் Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Hausa پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuviųالشرح
Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimanin mëkatar shpresohet që Allahu ta falë. Ndërsa ai që e publikon mëkatin me mburrje dhe me paturpësi, nuk e meriton faljen. Ky njeri e bën mëkatin natën dhe pasi ta ketë mbuluar Allahu, ai gdhihet dhe i tregon të tjerëve për mëkatin që ka bërë natën e kaluar. Pra, edhe pse Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja.فوائد الحديث
Publikimi i mëkatit, pas mbulimit nga ana e Allahut të Madhëruar, është gjest i shëmtuar.
Publikimi i mëkatit ndikon në përhapjen e paturpësisë midis besimtarëve.
Atë që Allahu e mbulon në këtë jetë, do ta mbulojë dhe në jetën tjetër. Kjo është pjesë e mëshirës së gjerë që Allahu ka për robërit e Tij.
Ai që sprovohet me ndonjë mëkat, duhet që ta mbulojë veten e tij dhe të pendohet tek Allahu i Madhëruar.
Mëkati i publikimit të mëkateve në mënyrë të qëllimshme është i rëndë, pasi për shkak të tij publikuesit e privojnë veten e tyre nga falja.
التصنيفات
Përbuzja e gjynaheve