“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet

“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar të jemi të çiltër dhe ka treguar se, nëse i përmbahemi asaj, ajo do të na shpjerë në vepra të mira të përhershme. Atë që në vazhdimësi bën vepra të mira, ato e dërgojnë në Xhenet. Njeriu në vazhdimësi tregohet i çiltër, si në fshehtësi dhe haptazi, kësisoj do ta meritojë emrin: shumë i çiltër. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër gënjeshtrës dhe të folurit të së kotës, sepse ajo i largon njerëzit nga qëndrueshmëria në fe dhe i nxit të bëjnë vepra të këqija, shkatërrim dhe gjynahe, e kësisoj i shpien në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë shpesh, derisa të shkruhet tek Allahu prej gënjeshtarëve.

فوائد الحديث

Çiltëria është një karakter fisnik që arrihet me përvetësim dhe përpjekje. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa çiltëria t'i bëhet cilësi dhe natyrshmëri, e kësisoj të shkruhet tek Allahut prej të çiltërve dhe të devotshmëve.

Gënjeshtra është një karakter i përçmuar, që kryesi i saj e përvetëson nga praktikimi i tepërt i saj dhe e synon atë përmes fjalëve dhe veprave, derisa t'i bëhet karakter dhe cilësi e pandashme, e më pas të shkruhet tek Allahu i Lartësuar prej gënjeshtarëve.

Çiltëria i referohet të folurit të së vërtetës, e cila është e kundërta e gënjeshtrës; të kemi qëllim të çiltër, që është sinqeriteti; çiltëria për të qenë të vendosur për të bërë hair, të cilin e kemi synim; çiltëria në vepra, ku më e pakta është që ana e brendshme dhe e jashtme të jenë të njëjta; çiltëria në stacionet shpirtërore drejt Allahut, si: çiltëria në frikën e shpresën tek Allahu dhe të tjera. Ai që cilësohet me këto gjëra është shumë i çiltër, ndërsa ai që cilësohet me disa prej tyre, është njeri i çiltër.

التصنيفات

Virtytet e larta