إعدادات العرض
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë
Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se atij që Allahu ia do të mirën, i jep të kuptuar të thellë në fenë e Tij. Profeti ﷺ është shpërndarës, i cili e shpërndan rrizkun, diturinë dhe gërat e tjera që ia ka dhënë Allahu, ndërsa Dhuruesi i vërtetë është Allahu. Sa u përket të tjerave, ato janë mjete që nuk janë të dobishme, përveçse me lejen e Allahut. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.فوائد الحديث
Madhështia dhe vlera e dijes fetare, mësimit të saj dhe inkurajimit për ta kërkuar atë.
Kapja fort pas së vërtetës medoemos do të ekzistojë në këtë umet: nëse një grup e braktis, grupi tjetër do të kapet për të.
Të kuptuarit e thellë të fesë është shenjë se Allahu ia ka dëshiruar mirësinë robit të Vet.
Profeti ﷺ dhuron me lejen dhe vullnetin e Allahut, sepse ai nuk posedon gjë.
التصنيفات
Vlera e dijes