إعدادات العرض
Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind
Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা Español Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Tagalog Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se përmendja e Allahut të Lartësuar me këto fjalë madhështore është më e mirë se kjo botë dhe çdo gjë në të. Këto fjalë janë: Subhanallah - është lartësim për Allahun nga çdo mangësi. Elhamdulilah - është lavdërim për Allahun përmes cilësive të përkryera, duke e dashur dhe madhëruar. La ilahe il-lallah, respektivisht nuk ka zot që meriton të adhurohet denjësisht pos Allahut. Allahu ekber - është më madhështori dhe më i madhi se çdo gjë.فوائد الحديث
Inkurajimi për ta përmendur Allahun dhe se kjo gjë është më e dashur se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind.
Inkurajimi për ta përmendur Allahun sa më shpesh, sepse në të ka shpërblim dhe mirësi.
Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta dhe kalimtare.
التصنيفات
Dhikri i përgjithshëm