“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?

“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonëjri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se shpërblimi për leximin e tri ajeteve në namaz është më i mirë se një person të gjejë në shtëpinë e tij tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha.

فوائد الحديث

Sqarimi i vlerës së leximit të Kuranit në namaz.

Veprat e mira janë më të mira dhe më të përhershme sesa të mirat e kësaj bote kalimtare.

Kjo vlerë nuk kufizohet në leximin e vetëm tri ajeteve: sa më shumë që namazliu të lexojë ajete në namazin e tij, aq më i mirë do të jetë shpërblimi për ato ajete; aq sa ajete i lexon, i llogariten po aq deve.

التصنيفات

Vlera e Kuranit fisnik