إعدادات العرض
“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë
“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം Italiano Bosanski ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Tagalog தமிழ் Moore Malagasy Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që harron të falë ndonjë namaz farz derisa të kalojë koha e tij, duhet të shpejtojë për ta kryer sapo t'i kujtohet. Nuk ka fshirje dhe mbulim të mëkatit të lënies së tij, përveç nëse muslimani e fal atë kur e kujton. Allahu në Librin e Tij fisnik thotë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua”, (Taha, 14) që do të thotë: Fale namazin e harruar kur të kujtohet.فوائد الحديث
Sqarimi i rëndësisë së namazit dhe të mosqenët i shkujdesur në kryerjen dhe kompensimin e tij.
Nuk lejohet vonimi i namazit me qëllim përtej kohës së caktuar, pa arsye.
Është obligim kompensimi i namazit për atë që e ka harruar atëherë kur t'i kujtohet dhe për atë që ka qenë fjetur, kur të zgjohet.
Namazet duhet të kompensohen menjëherë, edhe në kohë të ndaluara.