إعدادات العرض
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം తెలుగు Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Українська Wolof Tagalog Moore Malagasy தமிழ் Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyar Portuguêsالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzoi umetin e tij ta thonë lutjen me rastin e hyrjes në xhami (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate), kështu që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia përgatitë shkaqet për ta arritur mëshirën e Tij. E, nëse dëshiron të dalë prej saj, le të thotë: "O Allah, kërkoj nga Ti begatitë e Tua." Kështu, ai i kërkon Allahut mirësitë e Tij dhe t'ia shtojë begatitë e Tij, nga furnizimi hallall.فوائد الحديث
Kjo lutje rekomandohet të thuhet gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.
Specifikimi i përmendjes së mëshirës gjatë hyrjes dhe e begatisë gjatë daljes është për faktin se, ai që hyn në xhami është i zënë me atë që do ta afrojë me Allahun dhe te Xheneti i Tij, prandaj është me vend të përmendet në lutje mëshira, e, kur të dalë, përpiqet në tokë duke kërkuar begatitë e furnizimin e Allahut, prandaj është me vend që të përmendet begatia.
Këto lutje thuhen kur dëshirojmë të hyjmë në xhami dhe kur dëshirojmë të dalim prej saj.