إعدادات العرض
Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.”
Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.”
Ebu Beshir Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ishte me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një lajmëtar: “Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Azərbaycanالشرح
Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe njerëzit ishin në vendin ku flinin natën në kampet dhe çadrat e tyre. Kështu, dërgoi dikë te njerëzit duke i urdhëruar t'i këpusin qaforet që vareshin në qafat e deveve, qofshin prej teli ose prej diçkaje tjetër, bie fjala, zilja e këpucët, për faktin se ua vendosnin për t'i ruajtur nga mësyshi, andaj u urdhëruan t'i këpusnin, për shkak se ato nuk u largojnë asgjë atyre dhe se dobia e dëmi janë vetëm në dorën e Allahut, i Cili nuk ka ortak.فوائد الحديث
Është haram të vendosen telat dhe qaforet (kinse) për të përfituar ndonjë dobi ose për të penguar ndonjë dëm, sepse kjo është prej shirkut.
Lidhja e një qaforeje përveç asaj prej teli, nëse është për zbukurim, për ta drejtuar kafshën ose për ta lidhur me të, nuk ka asgjë të keqe.
Është obligim të ndryshohet e keqja sipas mundësisë.
Është obligim që zemra të lidhet vetëm me Allahun, i Cili nuk ka ortak.
التصنيفات
Teuhidi uluhije