“Melekët nuk e shoqërojnë atë grup të njerëzve që kanë qen apo këmborë

“Melekët nuk e shoqërojnë atë grup të njerëzve që kanë qen apo këmborë

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Melekët nuk e shoqërojnë atë grup të njerëzve që kanë qen apo këmborë."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka njoftuar se melekët nuk e shoqërojnë atë grup të udhëtarëve, të cilët kanë me vete qen apo këmborë të varur në qafën e bagëtisë, që lëshon tinguj kur lëviz.

فوائد الحديث

Ndalimi i mbajtjes së qenve dhe marrjes së tyre me vete në udhëtim. Nga ndalesa përjashtohen qeni i gjahut dhe qeni që bën roje.

Melekët që refuzojnë të shoqërohen me këta njerëz janë melekët e mëshirës, ndërsa melekët roje nuk ndahen nga njerëzit kudo që të jenë ata, në vendbanimet e tyre apo në udhëtim.

Ndalimi i këmborës, ngase ajo konsiderohet si fyell i djallit dhe ka ngjashmëri me kambanën e të krishterëve.

Muslimani duhet të ruhet nga çdo gjë që i mban melekët larg tij.

التصنيفات

Melekët