“Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!

“Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!"

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron namazlijtë të drejtojnë rreshtat dhe të mos dalin përpara e as mbrapa njëri-tjetrit. Drejtimi i tyre e kompleton dhe e përsos namazin, ndërsa shtrembërimi i tyre është parregullsi dhe mangësi në të.

فوائد الحديث

Është gjë e ligjshme t'i kushtohet kujdes çdo gjëje që e plotëson namazin dhe e ruan atë nga mangësitë.

Urtësia e Profetit ﷺ në mësimdhënie, e cila manifestohet në lidhjen e vendimit me arsyen e tij, që të dalë në pah urtësia e legjislacionit fetar dhe të motivohen njerëzit për ta zbatuar.

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me imamin dhe me xhematin, Normat që kanë të bëjnë me xhamitë