إعدادات العرض
kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet
kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet
Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली മലയാളം Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Українська Magyar Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ O‘zbek ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ gjatë namazit i ngrinte duart paralelisht me supet në tri pozicione të ndryshme të namazit. Supi është pjesa ku bashkohen kockat e shpatullës me të krahut. Pozicioni i parë: kur fillonte namazin, në tekbirin fillestar. Pozicioni i dytë: kur bënte tekbirin për të shkuar në ruku. Pozicioni i tretë: kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ai nuk i ngrinte duart kur shkonte në sexhde e as kur ngrihej prej saj.فوائد الحديث
Një nga urtësitë e ngritjes së duarve gjatë namazit është zbukurimi i namazit dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar.
Është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart në një pozicion të katërt, siç qëndron në transmetimin e Ebu Humejd Saidiut tek Ebu Davudi dhe të tjerë: gjatë ngritjes nga teshehudi i parë në namazet trerekatëshe dhe katërrekatëshe.
Gjithashtu është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart deri te veshët, pa i prekur, siç qëndron në transmetimin e Malik ibn Huvejrithit në dy Sahihët: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbir, i ngrinte duart deri te veshët."
Këto dy shprehje: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd," i thotë imami dhe ai që falet vetëm, ndërsa ai që falet pas imamit (xhematliu), thotë vetëm: "Rabbena ue lekel hamd."
Për shprehjen: “Rabbena ue lekel hamd”, pas rukusë, përcillen katër forma nga Profeti ﷺ, e kjo që kemi cekur është njëra prej tyre. Më e mira është që besimtari t'i thotë këto shprehje; herë njërën, herë tjetrën.
التصنيفات
Forma e namazit