إعدادات العرض
“Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
“Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල অসমীয়া ગુજરાતી Tiếng Việt Nederlands پښتو नेपाली Svenska മലയാളം Кыргызча Română తెలుగు ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Українська Wolof Lietuvių Azərbaycan Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ Deutsch دری አማርኛ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se atij që e kërkon shehidllëkun e që të vritet në rrugën e Allahut dhe është i sinqertë dhe i çiltër në qëllimin e tij për hir të Allahut të Lartmadhëruar, Ai do t'ia japë gradat e shehidëve për shkak të qëllimit të tij të sinqertë, edhe nëse ai vdes në shtrat në një gjendje tjetër përveç xhihadit.فوائد الحديث
Qëllimi i sinqertë dhe kryerja e asaj që është e mundur është shkak për arritjen e shpërblimit të synuar, edhe nëse nuk e bën punën e kërkuar.
Nxitja për t'u angazhuar në xhihad dhe për ta kërkuar gradën e shehidit në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
Allahu i Lartësuar e nderoi këtë umet, pasi me pak punë ua jep gradat më të larta në Xhenet.
