إعدادات العرض
Zoti është më afër robit në mes të natës
Zoti është më afër robit në mes të natës
Ebu Umame tregon se Amër ibn Abese (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Zoti është më afër robit në mes të natës, kështu që, nëse mund të jesh ndër ata që e përmendin Allahun në atë orë, bëje."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Français Tiếng Việt සිංහල Hausa Kurdî Kiswahili Português தமிழ் Русский অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Svenska Кыргызча Română ಕನ್ನಡ Српски తెలుగు ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Українська Lietuvių አማርኛ Wolof Azərbaycan Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Deutsch ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Zoti i Lartësuar është më afër robit në të tretën e fundit të natës. Andaj, nëse të jepet sukses dhe ke mundësi, o besimtar, që të jesh në mesin e atyre që e adhurojnë, falen, përmendin Allahun dhe pendohen në këtë kohë, atëherë kjo është diçka që duhet ta shfytëzosh dhe të derdhësh mund për të.فوائد الحديث
Inkurajimi i muslimanit që ta përmendë Allahun në fund të natës.
Kohët dallojnë nga njëra-tjera sa i përket përmendjes së Allahut, lutjes dhe namazit.
Mejraku thotë: "Dallimi mes hadithit: “Zoti është më afër robit” dhe hadithit: “Robi është më afër me Zotin e tij teksa është në sexhde”, është: "Sa i përket të parit, qëllimi është që të sqarohet koha kur Zoti është më afër robit, e që është mesi i natës, ndërsa i dyti i sqaron gjendjet e afërsisë së robit me Zotin, që është kur ai bën sexhden.
