se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin

se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Kur Profeti ﷺ teshtinte: Së pari e vendoste dorën ose rrobën e tij në gojë, që nga goja ose hunda të mos dilte asgjë që mund të dëmtonte bashkëbiseduesin e tij. Së dyti, e ulte zërin dhe nuk e ngrinte.

فوائد الحديث

Udhëzimi i Profetit ﷺ gjatë teshtitjes dhe ndjekja e shëmbëlltyrës së tij në këtë çështje.

Është e rekomanduar që gjatë teshtimës të vendoset në gojë ose në hundë një rrobë apo shami ose diçka e ngjashme, që të mos dalë prej tyre diçka që mund ta lëndojë bashkëbiseduesin.

Ulja e zërit gjatë teshtitjes është diçka që duhet bërë dhe është shenjë e mirësjelljes së përsosur dhe virtyteve të larta morale.

التصنيفات

Rregullat që kanë të bëjnë me teshtitjen dhe hapjen e gojës, Udhëzimi i përgjithshëm i Profetit Muhamed ﷺ