إعدادات العرض
O Allah, mos ma bëj varrin idhull
O Allah, mos ma bëj varrin idhull
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Akan Azərbaycan Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy नेपाली or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Moore Wolof Oromoo Soomaali bm Українська rn km Српски ქართული mkالشرح
Profeti ﷺ i bëri lutje Zotit të tij që të mos ia bëjë varrin sikurse idhull që njerëzit e adhurojnë duke e madhëruar dhe duke pasur përballë e duke i bërë sexhde. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Zoti i ka larguar dhe dëbuar nga mëshira e Tij ata që i kanë marrë varret e profetëve faltore, sepse marrja e tyre si faltore është shkak për t'i adhuruar dhe për të besuar në to.فوائد الحديث
Tejkalimi i kufirit legjitim në raport me varret e profetëve dhe të devotshmëve bën që ata të adhurohen në vend të Allahut, andaj duhet pasur kujdes nga mjetet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
Nuk lejohet t'i synosh varret (me vizitë) për t'i nderuar dhe për të bërë adhurim tek ato, sado afër Allahut të Lartëruar (me pozitë) të jetë i varrosuri.
Është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre.
Është e ndaluar falja e namazit te varret, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore - xhami, përveç namazit të xhenazes, së cilës nuk i është falur namazi (në xhami, bën t'i falet aty).