“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar)

“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar)

Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si dhe mohojmë disa prej tyre, për shkak se bien ndesh me fenë. Ai që e urren të keqen me zemrën e tij dhe nuk mund ta ndryshojë është i liruar nga mëkati dhe hipokrizia, ndërsa ai që mund ta ndryshojë atë me dorën ose gjuhën e tij dhe ua tërheq vërejtjen për këtë, atëherë ai është i liruar nga mëkati dhe pjesëmarrja në të. Por, ai që është i kënaqur me veprimet e tyre dhe i pason, do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërruan ata. Pastaj e pyetën Profetin ﷺ: "A nuk duhet t'i luftojmë prijësit që i kanë këto cilësi?" Ai i ndaloi dhe tha: "Jo, përderisa e falin namazin mes jush."

فوائد الحديث

Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është se atij i tregoi Allahu për gjërat e fshehta që do të ndodhnin në të ardhmen dhe ato ndodhnin mu ashtu siç i tregonte ai.

Nuk lejohet të kënaqurit me të keqen e as pjesëmarrja në të. Ajo duhet të kundërshtohet.

Nëse prijësit shpikin gjëra që bien ndesh me fenë, nuk lejohet t'u bindemi në këtë gjë.

Nuk lejohet rebelimi kundër prijësve muslimanë, për shkak të dëmit, gjakderdhjes dhe humbjes së sigurisë që do të rezultojë si pasojë e kësaj. Më e lehtë është t'i durosh të këqijat e prijësve mëkatarë dhe të jesh i durueshëm për dëmin që ata e shkaktojnë (sesa të rebelohesh).

Namazi ka pozitë madhështore dhe është dallues mes kufrit dhe Islamit.

التصنيفات

Ngritja kundër prijësit