إعدادات العرض
Lutja është vetë adhurimi
Lutja është vetë adhurimi
Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" (Gafir, 60)
الترجمة
العربية తెలుగు हिन्दी Kurdî English Kiswahili Français فارسی தமிழ் සිංහල မြန်မာ Русский ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski Hausa മലയാളം دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Български Українська Português Tagalog Azərbaycan ქართული тоҷикӣ Македонски bm 中文 Malagasyالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se lutja është vetë adhurimi, prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë ndaj Allahut, qoftë kjo (1) lutje kërkesë, pra, ta lusë Allahun e Lartësuar për gjërat që do t'i bëjnë dobi dhe ta lusë që t'ia largojë atë që e dëmton në këtë botë dhe në botën tjetër; qoftë (2) lutje adhurimi, e cila nënkupton gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur, qoftë fjalë, qoftë vepër, e jashtme apo e brendshme. Adhurimet janë të zemrës, të trupit dhe që kanë të bëjnë me pasurinë. Më pas Profeti ﷺ për këtë çështje u argumentua me këtë ajet kuranor, ku Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”فوائد الحديث
Lutja është themeli i adhurimit dhe si e tillë nuk lejohet t'i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut.
Lutja ngërthen në vete realitetin e robërimit (ndaj Allahut), pohimin se Allahu i Lartësuar është i panevojë (për ndokënd) e është i Fuqishëm dhe se robi është nevojtar për Të.
Kërcënimi i ashpër (i përmendur në ajet) është dënimi për faktin se u treguan mendjemëdhenj ndaj adhurimit të Allahut dhe e lanë anash lutjen drejtuar Atij. Ata që janë mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar dhe të përçmuar.
التصنيفات
Vlera e duasë