إعدادات العرض
Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit
Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, si janë enët e Hauzit tënd?" Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se enët e tij janë më shumë se të gjitha yjet dhe planetët e qiellit që shihen në një natë të errët pa re. Sa u përket enëve të Xhenetit, ai që pi prej tyre s'do të ndiejë më kurrë etje pas kësaj, e aty (në Hauz) derdhen dy gryka nga Xheneti. Ai që pi prej tij, nuk ndien më etje. Gjerësia e tij dhe gjatësia janë sa distanca mes qytetit të Amanit dhe Ejles. Uji i tij është më i bardhë se qumështi e më i ëmbël se mjalti.”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Azərbaycan Tagalog Українська தமிழ் bm ქართული Deutsch Português Македонски Magyar فارسی Lingala Русский 中文الشرح
Profeti ﷺ u betua se enët e Pellgut të tij në Ditën e Kiametit do të jenë më shumë se numri i yjeve dhe planetëve të qiellit. Kjo shfaqet në një natë të errët dhe pa hënë; sepse në një natë me hënë, yjet nuk duken, sepse janë të mbuluara nga drita e hënës dhe nuk ka re; ngase prania e reve e pengon (njeriun) t'i shohë yjet. Kushdo që pi nga pija që është në enët e Xhenetit, nuk do të ketë kurrë etje dhe kjo do të jetë etja e fundit që do ta përjetojë pirësi. Te Hauzi i Profetit ﷺ rrjedhin dy gryka nga Xheneti; gjerësia e tij dhe gjatësia janë të njëjta. Hauzi është me kënde të barabarta, gjatësia e tij është e barabartë me distancën midis Amanit, i cili është një qytet në Balka të Shamit, deri në Ejlea, që është një qytet i njohur në skaj të Shamit. Uji i Hauzit është më i bardhë se qumështi dhe shija e tij është më e ëmbël se mjalti.فوائد الحديث
Pohimi i Hauzit dhe llojet e begatisë në të.
Madhësia e Hauzit, gjatësia, gjerësia dhe numri i enëve të tij.
التصنيفات
Besimi në Ditën e Gjykimit