“Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet

“Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i shkroi hollësisht caktimet e të gjitha krijesave, të cilat do të ndodhin, përfshirë: jetën, vdekjen, riskun dhe gjëra të tjera. Këto i shkroi në Leuhul Mahfudh (Pllakën e Ruajtur Mirë) pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt dhe Tokën, të cilat do të ndodhin sipas asaj që ka paracaktuar Allahu i Lartmadhëruar. Çdo gjë që ndodh, ndodh me kadanë dhe kaderin e Allahut (caktimin dhe paracaktimin e Tij). Ajo që e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi të mos e godiste, ndërsa ajo që nuk e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi ta godiste.

فوائد الحديث

Është obligim të besohet në kadanë dhe kaderin e Allahut.

Kaderi nënkupton: dijen e Allahut rreth gjërave, shkrimin, vullnetin dhe krijimin e tyre.

Besimi se cakimet janë të shkruara para krijimit të qiejve dhe Tokës, jep si fryt të qenët i kënaqur dhe i nënshtruar (ndaj çdo gjëje që e ka cakatuar Allahu).

Arshi (Froni) i të Gjithëmëshirshmit ka qenë mbi ujë para krijimit të qiejve e Tokës.

التصنيفات

Shkallët e kadasë dhe kaderit