Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi

Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi

Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se ai që lexon Kuran botërisht është si ai që jep sadaka botërisht, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është si ai që jep sadaka fshehtazi.

فوائد الحديث

Fshehja e leximit të Kuranit është më e mirë, ashtu siç është më e mirë fshehja e sadakasë, për shkak të sinqeritetit dhe largimit nga hipokrizia dhe vetëpëlqimi, përveç rasteve kur nevoja dhe dobia e kërkojnë të bëhet haptazi, siç është mësimi i Kuranit të tjerëve.

التصنيفات

Vlera e Kuranit fisnik, Vlera e veprave të zemrës, Rregullat e leximit të Kuranit fisnik