إعدادات العرض
Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “E tëra është kotësi.” Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, nganjëherë ata na tregojnë diçka e cila, pas një kohe, realizohet!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Hausa دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Deutsch Moore Українська Български Wolof Azərbaycanالشرح
Profeti ﷺ është pyetur për ata që tregojnë për gjërat e panjohura që do të ndodhin në të ardhmen dhe tha: "Mos u kushtoni rëndësi atyre. Mos ua merrni fjalët dhe të mos ju preokupojë çështja e tyre!" Ata thanë: "Ndonjëherë ajo që ata thonë është në përputhje me realitetin, bie fjala, nëse tregojnë për ndodhjen e ndonjë çështjeje të padukshme në filan muajin e në filan ditën, atëherë kjo ndodh sipas asaj që kanë thënë ata." Profeti ﷺ tha: "Xhinët e grabitin atë që dëgjojnë nga lajmet e qiellit, kështu që zbresin te bashkëpunëtorët e tyre në mesin e falltarëve dhe u tregojnë atë që dëgjuan e kështu falltari i shton asaj që dëgjoi prej Qiellit edhe njëqind gënjeshtra."فوائد الحديث
Është e ndaluar t'u besosh falltarëve dhe ajo që thonë ata është gënjeshtër e trillim, edhe nëse ndonjëherë mund ta thonë të vërtetën.
Qielli u mbrojt nga shejtanët me dërgimin e Profetit ﷺ, që të mos kenë mundësi të dëgjojnë diçka nga shpallja ose diçka tjetër, përveç nëse e dëgjojnë vjedhurazi ose shpëtojnë nga yjet.
Xhinët marrin bashkëpunëtorë nga njerëzit.