إعدادات العرض
Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit
Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit
Nga Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila i pati dhënë besën Pejgamberit (paqja qofët mbi të!) përcillet se ka thënë: "Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit".
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી Yorùbá Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری or Čeština नेपाली Oromoo Română Nederlands Soomaali Кыргызча తెలుగు Српски മലയാളം Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Magyar ქართული Moore Українська Македонски Azərbaycan Malagasyالشرح
Sahabija Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gratë në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i konsideronin pjesë të menstruacioneve sekrecionet që anonin nga ngjyra e zezë apo e verdhë, që dilnin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet. Kështu që ato nuk e linin namazin dhe as agjërimin për shkak të tyre.فوائد الحديث
Sekrecioniet që dalin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet nuk merren në konsideratë, edhe nëse janë të turbullta apo të verdha prej gjakut.
Sekrecionet e turbullta dhe të verdha gjatë kohës së menstruacioneve konsiderohen gjak menstruacionesh, sepse ky është gjak që rrjedh në kohën e vet, vetëm se është i përzier me lëngje të tjera.
Gruaja nuk duhet ta lërë namazin dhe as agjërimin për shkak të sekrecioneve të turbullta apo të verdha që dalin pas pastrimit, por duhet të marrë abdes dhe të falet.