“Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta, i tilli është në rrugën e Allahut.”

“Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta, i tilli është në rrugën e Allahut.”

Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për atë që lufton për të treguar trimëri, atë që lufton për fanatizëm fisnor, atë që lufton për syefaqësi, se cili prej këtyre është në rrugën e Allahut, e atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta, i tilli është në rrugën e Allahut.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ u pyet për qëllimet e ndryshme të atyre që luftojnë: dikush për trimëri, tjetri për fanatizëm fisnor e i treti për të dëshmuar se është dikushi ndër njerëz e qëllime të tjera. Cili prej tyre është në rrugë të Allahut? Kështu, Profeti ﷺ tregoi se luftëtar i vërtetë në rrugë të Allahut është ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta.

فوائد الحديث

Parimi themelor në lidhje me konsiderimin e veprave se a janë në rregull apo jo është nijeti dhe sinqeriteti që vepra të bëhet vetëm për Allahun.

Nëse qëllimi i xhihadit është lartësimi i fjalës së Allahut dhe këtij i bashkohet një qëllim tjetër i legjitimuar, siç është fitimi i plaçkës së luftës, atëherë kjo nuk e dëmton thelbin e qëllimit të tij.

Mbrojtja e atdheut dhe e shenjtërive nga armiqtë konsiderohet luftë në rrugë të Allahut.

Vlera e përmendur për ata që luftojnë është ekskluzive për ata që luftojnë që Fjala e Allahut të Lartësuar të jetë më e larta.

التصنيفات

Rregullat e xhihadit