Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr

Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i kushton dikujt tjetër pos Allahut diçka që duhet t'i kushtohet Atij, si: lutja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar ose kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përveç Tij, e vdes në këtë gjendje, ai është prej banorëve të Zjarrit. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shtoi se kushdo që vdes pa i bërë shok Allahut, vendi i tij është Xheneti.

فوائد الحديث

Lutja është adhurim, kështu që i kushtohet vetëm Allahut të Lartësuar.

Vlera e teuhidit. Pra, kush vdes si muvehid (monotesit), do të hyjë në Xhenet, edhe nëse dënohet për disa mëkate që i ka bërë.

Rreziku i shirkut (idhujtarisë). Ai që vdes si mushrik (idhujtar), do të hyjë në Zjarr.

التصنيفات

Teuhidi uluhije