për çfarë ta japim besën?' Ai tha: 'Të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij ortak, të falni pesë namazet dhe të jeni të dëgjueshëm'. Pastaj ai tha me zë të ulët: 'Dhe të mos kërkoni asgjë nga njerëzit!"

për çfarë ta japim besën?' Ai tha: 'Të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij ortak, të falni pesë namazet dhe të jeni të dëgjueshëm'. Pastaj ai tha me zë të ulët: 'Dhe të mos kërkoni asgjë nga njerëzit!"

Nga Ebu Muslim el-Khaulani përcillet se ka thënë: "Më ka treguar ai, i cili ishte për mua i shtrenjtë dhe besnik; Auf ibn Malik el-Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!): 'Ishim nëntë apo tetë, apo shtatë veta te Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) dhe ai tha: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Duke qenë se nuk kishim shumë kohë që ia kishim dhënë besën, i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Ne i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti sërish: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Atëherë ne shtrimë duart tona dhe i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut, për çfarë ta japim besën?' Ai tha: 'Të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij ortak, të falni pesë namazet dhe të jeni të dëgjueshëm'. Pastaj ai tha me zë të ulët: 'Dhe të mos kërkoni asgjë nga njerëzit!" I kam parë disa nga ata që i dhanë besën që kur i binte kamxhiku nga dora, nuk i kërkonin askujt që t'ia jepte."'

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ishte duke ndenjur me disa shokë të tij dhe me këtë rast ai kërkoi tri herë nga ata që t'i jepnin besën dhe t'i premtonin se do t'i përmbaheshin gjërave të mëposhtme: E para: adhurimi i Allahut të Vetmit, duke i përmbushur urdhëresat e Tij, duke qëndruar larg ndalesave të Tij dhe duke mos i bërë Atij ortak. E dyta: falja e pesë namazeve të detyrueshme gjatë ditës dhe natës. E treta: dëgjimi dhe bindja në mënyrë të arsyeshme ndaj udhëheqësve të muslimanëve. E katërta: parashtrimi i të gjitha nevojave Allahut të Madhëruar, duke mos i kërkuar asgjë njerëzve. Këtë Profeti (paqja qoftë mbi të!) e tha me zë të ulët. Faktikisht sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) iu përmbajtën besës së dhënë, saqë transmetuesi i hadithit ka thënë që i ka parë disa prej tyre t'u binte kamxhiku në tokë dhe nuk kërkonin prej askujt që t'ua jepte, por zbrisnin (nga deveja) në tokë dhe e merrnin vetë.

فوائد الحديث

Nxitja për të shmangur kërkesën nga njerëzit, ruajtja e dinjitetit nga çdo gjë që quhet kërkesë dhe pavarësia nga njerëzit edhe kur bëhet fjalë për gjëra të thjeshta.

Kërkesa që ndalohet në këtë hadith është kërkesa që lidhet me çështjet materiale, kështu që në të nuk përfshihet kërkesa apo pyetja që ka të bëjë me çështjet e dijes dhe të fesë.

التصنيفات

Teuhidi uluhije