إعدادات العرض
Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri
Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri
Ebu Havra Sadiu transmeton se e ka pyetur Hasanin, djalin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): "Çfarë ke mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ?" Ai tha: "Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: "Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം नेपाली Deutsch Кыргызча ქართული Moore Magyar తెలుగు Svenska Македонски ಕನ್ನಡ Українська አማርኛ Kinyarwanda Oromoo ไทย Lietuvių Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Malagasy ភាសាខ្មែរ O‘zbek தமிழ் Azərbaycan Wolof Čeština тоҷикӣالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të lihen fjalët dhe veprat për të cilat njeriu është në dyshim; a janë të ndaluara apo të lejuara; a janë haram apo hallall, dhe të kapesh pas asaj për të cilën nuk ke asnjë dyshim dhe je i sigurt se është e mirë dhe lejuar, sepse zemra gjen qetësi dhe prehje në atë që është e sigurt, ndërsa ajo që përmban dyshim e pasguri, e shqetëson dhe trazon zemrën.فوائد الحديث
Muslimani duhet t'i ndërtojë çështjet e tij mbi bindjen e plotë, të shmangë atë që është e dyshimtë, dhe të jetë i vetëdijshëm në fenë e tij.
Ndalesa e përfshirjes në gjërat e dyshimta.
Nëse dëshiron qetësi dhe rehati, lëre mënjanë atë që të shkakton dyshim.
Këtu del në pah mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, meqë i urdhëroi për gjëra që sjellin qetësi për shpirtin dhe mendjen dhe i ndaloi nga gjërat që sjellin shqetësim dhe mëdyshje.