“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!

“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon dhe tërheq vërejtjen nga disa gjëra që çojnë në përçarje dhe armiqësi mes muslimanëve, prej të cilave: Praragjykimi, që nënkupton akuzën (për tjetrin) që vendoset në zemër, pa asnjë provë, si dhe sqaroi se është gënjeshtra më e madhe. Përgjimi, që nënkupton hulumtimin për pjesët private të njerëzve, qoftë me sy, qoftë me vesh. Spiunazhi, që nënkupton hulumtimin rreth gjërave të fshehta, e kjo më së shpeshti thuhet për të keqen. Zilia, që nënkupton të urrehet që e mira t'u arrijë të tjerëve. Kthimi i shpinës, që nënkupton se njëri e shpërfill tjetrin, nuk i jep selam dhe nuk e viziton vëllanë e vet musliman. Urrejtja e njëri-tjetrit, që nënkupton urrejtjen dhe largimin mes vete, si: dëmtimi i të tjerëve, vrenjtja dhe sjellja e keqe gjatë takimit mes vete. Pastaj tha një fjalë gjithëpërfshirëse, me të cilën gjendjet e muslimanëve rregullohen mes vete: "... por jini robër të Allahut, vëllezër!” Vëllazëria është një lidhje që shëron marrëdhëniet mes njerëzve dhe rrit dashurinë e familjaritetin mes tyre.

فوائد الحديث

Nuk ka gjë të keqe nëse mendohet keq për atë tek i cili shfaqen qartazi shenjat e saj (të këqija). Besimtari duhet të jetë i mençur e i zgjuar, e të mos mashtrohet nga njerëzit e këqij dhe mëkatmëdhenj.

Ajo që nënkuptohet është paralajmërimi kundër akuzës që vendoset në shpirt dhe këmbënguljes në të. E, sa i përket asaj që paraqitet në shpirt dhe nuk vendoset, atëherë për këtë gjë nuk ngarkohet (njeriu me gjynah).

Ndalimi i shkaqeve që shpijnë drejt prishjes së harmonisë dhe copëtimit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë islame, si: spiunazhi, zilia dhe të ngjashme.

Urdhri për ta trajtuar muslimanin si vëlla: në këshillim dhe dashuri.

التصنيفات

Vetitë e këqija