إعدادات العرض
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் ไทย دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонски Malagasy Italianoالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se robi që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, në të cilën do të kthehet dhe në të cilën do të shpërblehet në varësi të veprave të tij, është ai, besimi i të cilit e nxit që t'i bëjë këto virtyte: 1. Fjala e mirë: tesbihu (lartësimi i Allahut - subhanallah), tehlili (la ilahe il-lallah), urdhërimi për të mirë, ndalimi i së keqes dhe pajtimi ndërmjet njerëzve. E, nëse nuk e bën këtë, atëherë le të heshtë, të mos lëndojë askënd dhe ta ruajë gjuhën. 2. Nderimi i fqinjit: duke i bërë mirë dhe duke mos e dëmtuar. 3. Nderimi i mysafirit që vjen për të të vizituar, duke i folur fjalë të mira, duke i shërbyer ushqim e kështu me radhë.فوائد الحديث
Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit është baza e çdo të mire dhe nxit drejt çdo mirësie.
Paralajmërim kundër veseve të gjuhës.
Feja islame është fe e dashamirësisë dhe fisnikërisë.
Këto virtyte janë nga degët e besimit dhe nga virtytet e larta.
Të folurit e tepruar mund të dërgojë në atë që është e papëlqyeshme ose e ndaluar. Njeriu shpëton kur nuk flet, përveç nëse është më mirë që të flitet.
التصنيفات
Virtytet e larta