E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë

E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë

Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë monoteistët (besimdrejtët) që nuk i bëjnë ortak Atij asgjë. Pastaj Muadhi tha: "O i Dërguar i Allahut! A nuk duhet t'i përgëzoj njerëzit, që ata të gëzohen e të zgazëllehen me këtë begati?" Kështu, Profeti ﷺ e ndaloi nga frika se mos i mbështeteshin asaj (duke i lënë veprat).

فوائد الحديث

Sqarimi i së drejtës së Allahut të Lartësuar, që Ai ua ka bërë obligim njerëzve, që është: ta adhurojnë vetëm Atë, pa i shoqëruar asgjë në adhurim.

Sqarimi i së drejtës së njerëzve tek Allahu i Lartësuar, të cilën Ai ia ka bërë obligim Vetes, si mirësi dhe begati nga ana e Tij, e cila është: t'i futë në Xhenet dhe të mos i dënojë ata (që nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim).

Ky hadith është përgëzim madhështor për monoteistët (muvehidët), të cilët nuk i bëjnë shok Allahut të Lartësuar asgjë dhe se fundi i tyre është hyrja në Xhenet.

Muadhi e ka transmetuar këtë hadith para vdekjes së tij, nga frika e rënies në mëkatin e fshehjes së dijes.

Paralajmërim kundër përhapjes së disa haditheve te disa njerëz, nga frika se nuk e perceptojnë domethënien e tyre. Kjo vlen për ato hadithe që nuk i nënshtrohen ndonjë vepre ose për ato hadithe që nuk tregojnë për ndonjë dënim të paracaktuar sheriatik.

Monoteistët mëkatarë janë nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut: nëse do, i ndëshkon, e, nëse do, i fal dhe pastaj fundin do ta kenë në Xhenet.

التصنيفات

Teuhidi uluhije, Vlera e teuhidit