“Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit

“Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se zjarri i kësaj bote është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i botës tjetër është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë se nxehtësia e zjarrit të kësaj bote, ku secila hise e tij është e barabartë me nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote. Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut, zjarri i kësaj bote do të mjaftonte për t'i dënuar ata që futen në të!" Ai tha: "Zjarri i Xhehenemit është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.

فوائد الحديث

Paralajmërim për Zjarrin, që njerëzit të rrinë larg veprimeve që çojnë drejt tij.

Madhësia e zjarrit të Xhehenemit dhe ndëshkimit të tij, si dhe nxhehtësia e tij e madhe.

التصنيفات

Besimi në Ditën e Gjykimit, Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit