“Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

“Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

Tavusi tregon: "Kam takuar disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilët thoshin: "Çdo gjë është me caktimin e Allahut." Po ashtu e kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo gjë është me caktimin e Allahut; madje edhe pafuqia, respektivisht lënia e asaj që duhet bërë, zvarritja dhe vonesa e saj përtej kohës që ka, duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Madje, edhe fuqia, respektivisht gjallëria dhe shkathtësia duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar paaftësinë, fuqinë dhe gjithçka. Ajo nuk vjen në ekzistencë nëse nuk i paraprin dituria dhe vullneti i Zotit.

فوائد الحديث

Sqarimi i besimit të sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth kaderit (caktimit).

Gjithçka ndodh sipas vullnetit të Allahut, madje edhe pafuqia e fuqia.

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) siguroheshin dhe ishin të kujdesshëm për transmetimin e hadithit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Besimi në të gjithë kaderin, qoftë i mirë, qoftë i keq.

التصنيفات

Besimi në kadanë dhe kaderin, Shkallët e kadasë dhe kaderit