إعدادات العرض
Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin)...”
Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin)...”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ithtarët e Librit e lexonin Tevratin hebraisht dhe ua komentonin muslimanëve në arabisht." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin)...” (El Bekare, 136)
[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Wolof Soomaali Français Oromoo Azərbaycan Tagalog Українська தமிழ் bm Deutsch ქართული Português Македонски Magyar Русский 中文 فارسی yaoالشرح
Profeti ﷺ e paralajmëroi umetin e tij që të mos mashtrohen nga ajo që ithtarët e Librit e transmetojnë nga librat e tyre, meqë gjatë kohës së Profetit ﷺ hebrenjtë e lexonin Tevratin në gjuhën hebraike, e cila ishte gjuha e hebrenjve, si dhe e komentonin atë në arabisht. Profeti ﷺ u tha: "Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni!" Kjo është për ato gjëra, që nuk dihet a janë të vërteta a gënjeshtra, për faktin se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të besojmë në Kuranin që na është shpallur dhe në Librat që u janë shpallur atyre, përveçse ne nuk kemi mundësi të dimë nëse ajo që ata thonë nga ata libra është e vërtetë apo e pavërtetë, nëse nuk ka asgjë në legjislacionin (sheriatin) tonë, që e bën të qartë të vërtetën nga e pavërteta, e, kësisoj ndalemi: as nuk u besojmë, që të mos bëhemi ortakë me ta në atë që shtrembëruan, as i përgënjeshtrojmë; mbase është e vërtetë (ajo që thonë), kështu që po e mohojmë atë që jemi urdhëruar ta besojmë. Prandaj, Profeti ﷺ na urdhëroi të themi: "Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” (El Bekare, 136)فوائد الحديث
Gojëdhënat e ithtarëve të Librit ndahen në tri lloje: një pjesë që pajtohet me Kuranin dhe Sunetin, kështu që i besojmë; një pjesë që bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin, që është e kotë, andaj e përgënjeshtrojmë; dhe pjesa e tretë, rreth së cilës nuk ka asgjë në Kuran dhe Sunet që tregon vërtetësinë ose pavërtetësinë e saj; kjo as besohet e as përgënjeshtrohet.