إعدادات العرض
Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut
Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം Deutsch ქართული नेपाली Magyar Moore తెలుగు Svenska Кыргызча ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Oromoo Македонски ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse një musliman i mbath mestet (çorapet lëkurore) pasi ka marrë abdest, pastaj bie në gjendjen e hadethit të vogël (papastërtisë së vogël) dhe dëshiron të marrë abdes, atij i lejohet t’i fshijë sipër tyre nëse dëshiron. Ai mund të falet me to pa i hequr për një periudhë të caktuar, përveç nëse bie në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), në të cilën rast duhet t’i heqë mestet për marrë gusël (larjen e tërë trupit).فوائد الحديث
Nuk lejohet t'u jepet mes'h (fshirje me dorë të lagur) mestet (çorapet lëkurore), përveç nëse ato janë veshur pasi është kryer pastrimi i plotë ritual (abdesti).
Periudha e lejuar për fshirjen mbi mestet për atë që është vendas është një ditë dhe një natë, ndërsa për udhëtarin është tre ditë dhe netët e tyre.
Fshirja mbi mestet (çorapet prej lëkure) është e kufizuar vetëm për hadethin e vogël (papastërtinë e vogël) dhe jo për hadethin e madh (papastërtinë e madhe, meqë këtu duhet marrë gusël). Në rastin e hadethit të madh, fshirja nuk lejohet; përkundrazi, duhet të hiqen mestet dhe të lahen këmbët (për t'u larë tërësisht).
Është e pëlqyeshme të falet namazi me këpucë, meste (çorape prej lëkure) dhe të ngjashme, si një mënyrë për t'u dalluar dhe për t'i kundërshtuar hebrenjtë, me kusht që ato të jenë të pastra dhe të mos shkaktojnë ndonjë dëm për namazfalësit apo për xhaminë. Nëse xhamia është me tepihë, atëherë nuk duhet të falesh në të me këpucë.
Fshirja mbi mestet (çorapet prej lëkure) është lehtësim për këtë umet.
