“Kur të dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët që i thotë myezini.”

“Kur të dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët që i thotë myezini.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët që i thotë myezini.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na nxit që t'i përgjigjemi myezinit kur e dëgjojmë, duke thënë fjalë për fjalë atë që e thotë ai. Kur ai thotë: "Allahu ekber", ne themi pas tij: "Allahu ekber" dhe, kur ai i thotë dy dëshmitë, ne i themi pas tij. Përjashtim bëjnë fjalët: "Haje ales-salah! Haje alel-felah!", pas të cilave thuhet: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah."

فوائد الحديث

Myezini i dytë ndiqet pasi të ketë mbaruar i pari, edhe nëse ka shumë myezinë, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të hadithit.

Myezinit i përgjigjet në të gjitha rrethanat e tij, (kuptohet) nëse nuk është në nevojtore ose duke i kryer nevojat fiziologjike.

التصنيفات

Ezani dhe ikameti