Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!

Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!"

[Hadith hasen] [رواه أبو داود والترمذي وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu i ngjan mikut dhe shokut të tij të ngushtë në sjelljen e zakonet e tij dhe se kjo miqësi ndikon në moralin, sjelljen dhe veprimet e njeriut. Për këtë arsye Profeti ﷺ udhëzoi të përzgjidhet miku, sepse ai e udhëzon shokun e tij drejt besimit, udhëzimit dhe mirësisë dhe është ndihmë për shokun e tij.

فوائد الحديث

Urdhërimi që të shoqërohen njerëzit e mirë dhe përzgjedhja e tyre, si dhe ndalimi që të shoqërohen njerëzit e këqij.

Profeti ﷺ e veçoi me përmendje shokun e jo të afërmin, sepse ti je ai që përzgjedh shokun, ndërsa për vëllanë dhe të afërmin nuk ke liri zgjedhjeje.

Përzgjedhja e shoqërisë duhet të burojë nga meditimi.

Njeriu fenë e forcon duke i shoqëruar besimtarët dhe e dobëson atë duke i shoqëruar të prishurit.

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me uelanë dhe beranë