“Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ

“Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ.

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ u lut tri herë për një njeri që të poshtërohet dhe të nënçmohet si mos më keq. Kur e pyetën se kush është ky njeri o Profet i Allahut që po lutesh kundër tij, ai tha se ky njeri është ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve të tij dhe ata nuk bëhen shkak që ai të fitojë Xhenetin; për shkak të sjelljes jo të mirë me ta dhe të mosbindjes ndaj tyre.

فوائد الحديث

Respektimi dhe mirësjellja ndaj prindërve është obligim dhe është një nga shkaqet e hyrjes në Xhenet, sidomos kur ata janë të moshuar dhe të dobët.

Mosbindja dhe mosrespketi ndaj prindërve është prej mëkateve të mëdha.

التصنيفات

Vlera e mirësjelljes ndaj prindërve