“Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat

“Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat

Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."

[Ky hadith është sahih] [رواه أبو داود والنسائي وابن ماجه]

الشرح

Profeti ﷺ me dorën e majtë mori një rrobë mëndafshi ose një pjesë të saj dhe me dorën e tij të djathtë mori ar nga bizhuteritë ose diçka të ngjashme, pastaj tha: "Mëndafshi dhe ari janë të ndaluar që t'i veshin burrat, por për gratë ata lejohen."

فوائد الحديث

Sindiu ka thënë: "Me fjalën "të ndaluara" është për qëllim të përdoren për veshje, përndryshe përdorimi i tyre për shkëmbim, shpenzim, dhënie dhe shitje është i lejuar për të gjithë, kurse përdorimi i arit duke i bërë enët me të dhe përdorimin e tyre, është i ndaluar për të gjithë."

Ligji islam është i gjerë për gratë për shkak të nevojës që kanë për stoli dhe të ngjashme.

التصنيفات

Veshja dhe zbukurimi