“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

Ebul Abas Sehël ibën Sad es-Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Mësoma një punë që, nëse e bëj, do të më dojë edhe Allahu, edhe njerëzit!” Ai i tha: “Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

الشرح

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ që t'ia mësojë një vepër, të cilën nëse e bën, do ta dojë Allahu dhe do ta duan edhe njerëzit. Profeti ﷺ i tha se Allahu do të të dojë nëse i lë gjërat e tepërta të dynjasë; ato që nuk të sjellin dobi në ahiret dhe ato që mund ta dëmtojnë fenë tënde. Kurse njerëzit do të të duan nëse nuk lakmon atë që gjendet në duart e tyre nga të mirat e dynjasë, sepse ata e duan atë në mënyrë të natyrshme; dhe kush i rivalizon në të, e urrejnë, e kush ua lë atyre, e duan.

فوائد الحديث

Vlera e zuhdit (asketizmit) në këtë botë, që do të thotë: ta lësh atë që nuk të sjell dobi në ahiret.

Grada e zuhdit (asketizmi) është më e lartë se ruajtja nga mëkatet dhe gjërat e pahijshme; sepse kjo e fundit është lënia e asaj që mund të të dëmtojë, ndërsa zuhdi është lënia e asaj që nuk sjell dobi në botën tjetër.

Sindi ka thënë: "Dynjaja është e dashur te njerëzit, prandaj kush i rivalizon ata në të, bëhet i urryer tek në varësi të rivalitetit; ndërsa kush i lë ata dhe të shtrenjtën e tyre (dynjanë), bëhet i dashur në zemrat e tyre po në atë masë.”

التصنيفات

Asketizmi dhe devotshmëria