إعدادات العرض
Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore
Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore."
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা ئۇيغۇرچە Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Hausa ไทย دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Tagalog Azərbaycan ქართული Lingala тоҷикӣ bm Malagasy Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon t'i mbajmë lidhjet me të afërmit përmes vizitave, ndihmës fizike e financiare e gjërave të tjera dhe se kjo është shkak për shtim të rizkut dhe jetëgjatësi.فوائد الحديث
Të afërm konsiderohen të afërmit nga ana e babait dhe e nënës, ndërkohë sa më të afërt të jenë, atëherë janë më meritorë që lidhjet të mbahen me ta.
Shpërblimi është sipas llojit të veprës, kështu që, kushdo që i mban lidhjet farefisnore duke bërë mirë, Allahu i jep jetëgjatësi dhe ia shton rizkun.
Mbajtja e lidhjeve farefisnore është shkak për shtimin e zgjerimin e rizkut dhe shkak për jetëgjatësi. Edhe nëse afati jetësor dhe rizku janë të kufizuara, por mund të ketë bereqet në rizk dhe jetë, kështu që ai bën gjatë jetës së tij më shumë gjëra dhe është më i dobishëm se të tjerët. Gjithashtu për kuptimin e hadithit është thënë se shtimi i rizkut dhe i jetës është diçka reale që ndodh në të vërtetë. Allahu e di më së miri!
التصنيفات
Vlera e punëve të mira