إعدادات العرض
Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të
Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Kiswahili தமிழ் دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kur robi ta falënderojë Zotin e tij për mirësinë dhe begatitë e Tij, kjo është një nga gjërat me të cilat ai e fiton kënaqësinë e Allahut. Kështu, ha ushqimin dhe thotë: "Falënderimi i takon Allahut", dhe e konsumon pijen dhe thotë: "Falënderimi i takon Allahut."فوائد الحديث
Bujaria e Allahut të Lartmadhëruar; Ai të ka dhuruar furnizim dhe është i kënaqur me ty kur e falënderon.
Kënaqësia e Allahut arrihet duke e bërë shkakun më të vogël, bie fjala, falënderimi i Tij pas hajes dhe pijes.
Ndër rregullat e ushqimit dhe pijes është falënderimi i Allahut të Lartësuar pas hajes dhe pijes.
التصنيفات
Rregullat e ngrënies dhe pirjes