“Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap

“Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "Jep, o biri i Ademit, - nga lëmoshat e detyrueshme dhe të rekomanduara - do të ta zgjeroj (furnizimin), do të të jap në këmbim të saj dhe do të të bekoj në të."

فوائد الحديث

Inkurajimi për të dhënë sadaka dhe për të shpenzuar në rrugën e Allahut.

Lëmosha për bamirësi është një nga arsyet më të mëdha për ta arritur bereqetin dhe shumëfishimin e riskut dhe që Allahu t'ia japë robit atë që ka shpenzuar.

Ky hadith është nga ato që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor, që shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.

التصنيفات

Shpenzimi, Lëmosha vullnetare